Nagavci del me vendim për rastet e plagjiaturës në UP

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas rasteve të fundit të plagjiaturës në Universitetin e Prishtinës ka nënshkruar vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të hënën e 15 gushtit, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

Nagavci ka njoftuar se me këtë vendim, obligohen të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.

Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë, të cilat decidivisht thonë se “institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja”.

Vendimi

Ky veprim i ministres Nagavci vjen pas rasteve të fundit të raportuara për plagjiaturë në Universitetin e Prishtinës.

“Ndonëse plagjiatura konsiderohet si formë e rëndë e shkeljes së etikës akademike, fatkeqësisht raste të tilla u raportuan së fundi në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas saj, stafi akademik duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal, ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të sigurojnë respektim të standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit.

Ajo ka bërë thirrje që rastet e plagjiaturës të raportuara deri tash të trajtohen me seriozitet nga organet e Universitetit të Prishtinës.

“Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe MAShTI-it për çka jemi duke u angazhuar shumë që nga fillimi i mandatit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, më pesë gusht, Nagavci ka reaguar në lidhje me rastet e plagjiaturës nga ana e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci kishte thënë se plagjiatura konsiderohet si forma më e rëndë e shkeljes së etikës akademike, prandaj trajtimi i denoncimeve për plagjiaturë nga organet përkatëse të institucioneve akademike është sfidues.

Ajo ka mirëpritur shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP, por ka thënë se masat e shqiptuara të pezullimit nga mentorimi i punimeve të diplomës nuk janë adekuate, sepse nuk shpërfaqin gjykimin shoqëror në raport me praktikat e tilla brenda komunitetit akademik dhe nuk i dekurajojnë ato.

“Andaj pres nga organet përgjegjëse të Universitetit që t’i rishikojnë masat e shqiptuara nga Këshilli i Etikës, duke siguruar respektimin e standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit”, kishte shkruar Nagavci.

Ndryshe, gjatë vitit 2022, Organizata për Ngritjen e Cilësisë në arsim (ORCA), ka vërtetuar shtatë plagjiatorë.

Ndërkaq, të enjten e katër gushtit, kjo organizatë ka bërë të ditur se këtyre iu bashkohen edhe pesë të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, ORCA kishte thënë se janë pjekur kushtet për një ndërhyrje radikale të Ministrisë së Arsimit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika