Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura, ne bëmë hapin e parë për takim me SBASHK-un

Pasojat e grevës në arsim po i bartin fëmijët e shkollave publike, dhe janë mbi 580 mijë orë të humbura si pasojë e kësaj greve nga SBASHK-u, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë mbi 580 mijë orë të humbura, si pasojë e grevës në arsim të inicuar nga SBASHK-u.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministrja e këtij dikasteri ka theksuar se pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike, ngase sektori privat ka vazhduar punën.

“E para që duhet të diskutojmë është se kush po e pëson dhe për fat të keq pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në shtatë ditët e grevës janë më shumë se 580 mijë orë të humbura dhe ajo që është po ashtu problematike është se pasojat e grevës po i bartin vetëm fëmijët që vijojnë mësiminnë shkollat publike sepse sektori privat po punon”, ka thënë ajo.

“Ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”

Ajo ka thënë se të martën e 13 shtatorit do të ketë një takim misid kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Këshillit grevist.

Megjithatë, sipas Nagavcit kjo nuk është hera e parë që ajo takon kryesinë e SBASHK-ut.

Ministrja Nagavci ka potencuar se është e rëndsishme të përmendet që për të pasur një marrëveshje duhet të ketë vullnet të dyanëshëm”.

“Si ministri e qeveri i kemi takuar në vazhdimësi dhe kemi adresuar pjesën më të madhe të kërkesave që SBASHK i ka pasur gjatë kësaj kohe”.

“Që nga marrja e detyrës sime si ministre kam pasur takimin e parë me kryesinë e SBASHK-ut dhe që nga ajo ditë kemi pasur me dhjetëra takime. Përtej takimeve pas shpalljes së grevës ndonëse kërkesa ishin të sindikatës ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”, shtoi ajo.

Takimin midis Kurtit dhe Këshillin grevist për Portali Dukagjini e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti me kërkesë të ndarjes së 100 eurove për punëtorët deri në fuqizimin e Ligjit për Paga.

Ndërkaq, më tre shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati kishte prezantuar pakon për përballimin e inflacionit.

Pjesë në të ishte edhe ndarja e 50 euro për muajin shtator për punëtorët e sektorit publik.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika