Nagavci: Legjislacioni i vlerësimit të mësimdhënësve përfundon në muajin mars

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve është drejt përfundimit nga grupi punues, dhe se pritet që të jetë në dëgjim publik përgjatë muajit mars

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për shtyp të mbajtur të premten, ka thënë se legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve është drejt finalizimit nga grupi punues.

“Grupi punues është në finalizim dhe gjatë muajit mars do ta kemi në dëgjim publik edhe shqyrtim paraprak, besoj që do të jetë në gjysmën e parë të muajit mars”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo, nëpërmjet një konference për media të premten e 24 shkurtit, ka njoftuar se tash e tutje do të mbajë konferenca të rregullta javore.

Gjithashtu, Nagavci ka folur për disa nga punimet që Ministria e Arsimit ka bërë në muajt e parë të këtij viti.

“Kemi vendosur mekanizma për sigurimin e integritetit akademik. Kemi paraparë që të kemi edhe komitetin etik në nivel qendror përveç këshillave të etikës në secilin prej institucioneve të arsimit të lartë. Kemi miratuar dy projektligje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat janë ratifikuar në Kuvend. Jemi në proces të përpunimit të aplikimeve për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë”, është shprehur Nagavci.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se kanë finalizuar edhe disa dokumente.

“Deri në fund të këtij viti do të finalizojmë kurrikulën për edukimin në fëmijërinë e hershme. Kemi finalizuar gjatë këtij viti dy udhëzime administrative për mësimdhënësit. Në janar kemi publikuar në platformën e diskutimeve publike draftet e këtyre udhëzimeve të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka folur edhe për vënien e gurthemelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, që është bërë të enjten e kësaj jave, e që sipas saj, ky objekt kap vlerën e mbi 9 milionë eurove.

“Ky objekt kap vlerën 8.9 milionë euro dhe një pjesë e vogël është bashkëfinancuar nga Universiteti i Prishtinës me mjetet e buxhetit të Kosovës, ndërkaq ndërtimi i objektit i cili pjesën më të madhe të fondeve do të financohet nga BE-ja, do të realizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara, UNOPS”, ka deklaruar Nagavci.

Gjithashtu, e para e Arsimit ka theksuar se objekti i ri i FSHMN-së planifikohet të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm, në mënyrë që vitin e ri akademik studentët të nisin në objektin e ri.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika