Nagavci: Nuk është koha për grevat e paralajmëruara nga SBASHK-u

Ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk është koha për grevat e paralajmëruara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Deklarata e saj vjen si reagim ndaj kërkesave të SBASHK-ut, që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esenciale, punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

Ndryshe, janë paralajmëruar veprimet sindikale duke përfshirë edhe grevat.

“Nuk besoj që është koha për greva. Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet te nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japim maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmisim të rezultatve në arsim”, është shprehur Nagavci për Kosovapress.

Sipas SBASHK-ut, pagat e punonjësve të sistemit arsimor nuk kanë lëvizur me vite.

“Në situatën që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar, dhe ato me paga të ulëta, po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Siç thuhej në njoftim, qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit  në përballje me situatën e rënduar nga gjithë ngritjet e çmimeve të artikujve elementarë.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar protestë më tetë prill të këtij viti, ndërsa grevën do ta nisin pas datës 20 prill.

Ndryshe, të shtunën e dy prillit, Rrahman Jasharaj është rizgjedhur për herë të tretë me radhë kryetar i SBASHK-ut.

Mandati për kryetar të SBASHK-ut është katër vjeçar që nënkupton se, Jasharaj kur ta përfundojë këtë mandat do të shënojë 12 vjet në krye të organizatës.

Pas rizgjedhjes së tij si kryetar, ai para mediave ka thënë se, ky do të jetë mandati i fundit për të cilin ka kandiduar.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika