Nagavci: Paratë pritet t’u deponohen prindërve para 1 shtatorit

Ministrja e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka zhvilluar takim me drejtorët komunal të drejtorive të arsimit. Nagavci ka shkruar se ka njoftuar drejtorët e arsimit se prindërit që kanë aplikuar, pritet që mjetet t'iu deponohen para 1 shtatorit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në mbledhjen me drejtorët komunal të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me drejtorët komunalë të Drejtorive të Arsimit.

Ajo, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shkruar se deri më tash kanë aplikuar 80.000 prindër dhe ka njoftuar drejtorët komunalë se mjetet pritet t’iu deponohen nëpër llogari para 1 shtatorit.

” Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator”, ka shkruar Nagavci.

Disa prindër kanë hasur në probleme për aplikim për fëmijët e tyre që mbushin 6 vjet pas 1 shtatorit e për këtë Nagavci thotë se po kujdesen ekipet mobile.

“Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile”, ka thënë Nagavci.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika