Nagavci thotë se grevat në të kaluarën janë ndërprerë shumë më lehtë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në të kaluarën grevat janë ndalur shumë më lehtë, dhe kërkesat e atëhershme, sipas saj, kanë qenë shumë më të pakta sesa tani

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka krahasuar grevat e viteve të kaluara të sektorit të arsimit me këtë të tanishmen.

Ajo ka thënë se në të kaluarën, grevat janë ndërprerë shumë më lehtë, dhe kërkesat në të kaluarën kanë qenë më të pakta sesa këto që po i ofron aktualisht Qeveria e Kosovës.

Ajo e ka përmendur vitin 2005, ku sipas saj, greva është ndërprerë vetëm pse u është premtuar mësimdhënësve rritja e pagës prej shtatë eurosh.

“Në vitin 2005, greva zgjati katër javë, u ndërpre greva me një rritje prej 7 eurosh. Në vitin 2018, ishte qeveria PAN, u paralajmëru greva dhe u anulu, me faktin se u procedua në kuvend projektligji për statutin për punëtorët e arsimit të viteve 99”, ka thënë ajo.

Sipas Nagavcit, në të kaluarën greva është ndërprerë për faktin se ishte proceduar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Paga, i cili sipas saj, në atë kohë e kishte koeficientin më të vogël sesa që e ka tash.

“Së fundmi greva e fundit në 2019, kur ishte në qeverisje PAN-i, greva zgjati tri javë dhe u ndërpre vetëm për faktin se u procedua projektligji me koeficient të mësimdhënësve të cilët janë më keq sesa janë tani”, ka vijuar Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit, të cilët kanë punuar në vitet e ’90-ta, pa paga dhe në kushte të vështira.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika