Ndërlidhja e presionit të gjakut dhe humbjes së kujtesës

Më të rrezikuarit nga presioni i gjakut dhe humja e kujtesës janë personat pas të 50-tave që vuajnë nga hipertensioni

Ilustrim

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga humbja e kujtesës.

Humbja e kujtesës është një gjrndje që trupi mund të zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve, duke filluar nga skleroza, alzheimneri e deri tek llojet tjera të demencës që po përhapen shpejtë gjatë viteve të fundit.

Shumë studime kanë treguar se sëmundja e humbjes së kujtesës është më e përhapur te femrat dhe mund të jetë e lidhur ngushtë me procese tjera të trupit.

Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash, kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias. Ndërsa, ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias, transmeton “AgroWeb”.

Ilustrim

Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme.

Si ndryshon presioni i gjakut gjatë viteve

Sipas mjekëve, presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar. Për të gjithë personat që kanë përjetuar të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete.

Më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave. Ndërsa, rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë. Në zhvillimin  e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës. Armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika