Ndërlidhja e procesit të vizave me sistemin ETIAS, Shasha: Numri i hyrjeve ilegale në BE ka shënuar rritje prej 70 për qind

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka reaguar mbi çështjen e lidhjes së procesit të vizave për qytetarët e Kosovës me sistemin ETIAS. Ai ka thënë se në fqinjësinë e BE-së do të kërkohet “shtrëngimi i kontrolleve kufitare në Ballkanin Perendimor”, pasi numri i hyrjeve ilegale në BE, në nëntë muajt e parë të vitit 2022, ka shënuar rritje prej 70 për qind, krahasuar me vitin e kaluar

Foto e postuar në llogarinë e drejtorit ekzekutiv të Institutit Epik, Demush Shasha





Për lidhjen e procesit të vizave për qytetarët e Kosovës me sistemin ETIAS ka reaguar dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka thënë se të dhënat e fundit nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare konfirmojnë se numri i hyrjeve ilegale në BE, në nëntë muaj të parë të vitit 2022, kanë shënuar rritje prej 70 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Shashës, ky është rekordi i hyrjeve ilegale në BE, për nëntë muaj të parë që nga viti 2016. Ai shprehet se gjysma e këtyre kalimeve ilegale kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.

“Krahasuar me vitin e kaluar, kjo është rritje prej 170% të hyrjeve ilegale përmes rajonit tonë. Sirianët dhe Afganët kanë qenë shtetasit kryesore migruese”, thuhet në postimin e drejtorit ekzekutiv të Institutit Epik.

Shasha ka shtuar se brenga e BE-së është se në skenarët e krizave të mëdha në fqinjësinë e BE-së, do të kërkohet “shtrëngimi i kontrolleve kufitare në Ballkanin Perendimor”, në veçanti pasi ”migrimi në këtë rajon është çështje e brengosjes së veçantë për shkak prezencë së prijësve fetarë, të cilët mirëmbajnë lidhje të afërta me grupet ekstreme fetare në BE”.

“E gjithë kjo nuk ka të bëjë asgjë ekskluzivisht me Kosovën. Ky është problem i gjithë rajonit. Kam thënë edhe në maj të këtij viti: sa shpenzojmë energji të panevojshme në diskutimet të llojit Procesi i Berlinit vs Ballkani i Hapur, para vetës kemi një krizë në rritje e cila kërkon vëmendjen dhe bashkëpunimin e të gjitha vendeve të rajonit”, ka shkruar Demush Shasha.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Një kërkesë e tillë erdhi nga Franca e cila u mbështet edhe nga Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

ETIAS apo ndryshe “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” është një program i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të kufijve të tij.





Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika