Ndeshja Kosovë-Turqi, Policia paralajmëron bllokime rrugësh në kryeqytet

Policia e Kosovës ka njoftuar për masa të shtuara sigurie me rastin e zhvillimit të ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet më 31 mars, në ora 20:45, në stadiumin Fadil Vokrri.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet relevante dhe organizatorët do të jetë e pranishme në numër të shtuar në stadium, në qytet dhe në tri “Fan Zona”, për të menaxhuar situatën para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu bllokime të përkohshme të disa rrugëve kryesore në kryeqytet, përfshirë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, Bulevardin “Bill Clinton”, si dhe zonat përreth stadiumit. Kufizime do të ketë edhe gjatë lëvizjes së delegacioneve drejt aeroportit, përmes rrugëve “Tirana”, “Arbëria”, “Ahmet Krasniqi” dhe autostradës.

Po ashtu, rrugë të tjera në perimetrin e stadiumit, si “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Agani”, do të kenë kufizime të përkohshme në qarkullim, varësisht nga nevojat operacionale.

Të fundit nga rubrika