Ndoti rrugën me rrotat me baltë, dënohet me gjobë ngasësi i kamionit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ngasës i kamionit në Prizren, është dënuar me gjobë pasi kishte ndotur rrugën me rrotat me baltë

Pamje të postuara nga llogaria e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 17 marsit, një ngasës i kamionit në Prizren, ka ndotur rrugën me rrotat me baltë dhe është gjobitur me gjobë.

“Ne si qytetar duhet te kujdesemi për veç te tjerash, edhe mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit ku jetojmë, ngasësit e automjeteve me ‘Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor’ (05/L-088), i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se ligji në fjalë është  “Neni 44 , Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar”, i cili thotë se “Shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat“.

“Por një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

“Policia e Kosovës bën thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, respektojeni rregullat dhe ligjet në fuqi”, njofton Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika