Në 100-vjetorin e lindjes së Rexho Mulliqit, Filarmonia e Kosovës vjen me një koncert të veçantë

Filarmonia e Kosovës do të shënojë 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982)

Filarmonia e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se do të shënojë 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982).

Për të shënuar këtë përvjetor, Filarmonia e Kosovës të premten, duke filluar nga ora 20:00, do të mbajë një koncert në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Filarmonia e Kosovës ka njoftuar se e ka shpallur vitin 2023, si vitin e Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthejë në programin e saj vepra nga krijimtaria e kompozitorit.

Filarmonia bën të ditur se gjatë këtij koncerti do të interpretohen vepra të njohura të kompozitorëve botërorë e prezantim të pianistëve të rinj.

Ndërsa, në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filarmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luajë “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Rexho Mulliqi është kompozitori i këngës së njohur “Baresha” e i shumë veprave të tjera muzikore që e rendisin atë ndër emrat e njohur të muzikës shqiptare.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika