Në Kosovë mesatarisht ngrohen rreth 52.67m² për ekonomi familjare

Territori i Kosovës mbulohet 100% me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82,33% të ekonomive familjare

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar hulumtimin me të dhëna për Konsumin e Energjisë në Ekonomitë Familjare. Ky publikim (hulumtim) statistikor paraqet të dhëna statistikore për vitin 2022 mbi konsumin e energjisë. 

Konsumi i Energjisë në Ekonomitë Familjare (KEEF) është një studim i bazuar në një mostër probabiliteti, pra karakteristikat e popullsisë vlerësohen duke përdorur të dhënat e mbledhura nga njësitë e mostrës dhe duke aplikuar teorinë e probabilitetit.

Territori i Kosovës mbulohet 100% me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82,33% të ekonomive familjare.

Analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100,0% të ekonomive familjare, 4,19% nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore.

Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82,33% të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (plin) me 17,8%.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika