Nëntë persona arrestohen në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Organet e rendit kanë arrestuar nëntë persona që dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare në ndërmarrjen publike ''Ambienti'' në Komunën e Pejës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burim i Portalit Dukagjini ka njoftuar se 9 persona zyrtarë të kompanisë “Ambienti” janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas informacionit, aksioni është ende duke vazhduar, ndërsa personat e arrestuar janë anëtarë të bordit të ndërmarrjes publike “Ambienti”.

Por, në mesin e të arrestuarve ka edhe persona që nuk janë zyrtarë të kësaj kompanie.

Më poshtë mund ta lexoni edhe reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla për këtë rast.

Xhelal Sveçla ka reaguar pas bastisjeve që i ka bërë Policia e Kosovës, nga Njësiti kundër krimeve ekonomike në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla.

“Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka theksuar ai.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bordi i kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë dhe çdo person që ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare do të  ballafaqohet me drejtësinë.

“Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka përfunduar Sveçla.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika