Nëse jo Kurti, kush do të marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të rajonit?

Ftesën e kryeministrit, Edi Rama, për takimin joformal të liderëve të rajonit, sipas RTSH-së e ka pranuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kur përgatitjet kanë nisur për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë me 16 tetor të këtij viti, në takimin informal të 17 korriku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar komisioneri BE-së, Oliver Varheli, kryeministri i Malit të Zi, i Maqedonisë se Veriut, ajo e Serbisë, ndërsa sipas burimeve të RTSH-së, i pranishëm do të jetë edhe zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Siç shkruan RTSH, takimin me krerët e rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhely, kryeministri Edi Rama e lajmëroi në kuadër të turit ballkanik që zhvilloi në vendet e rajonit lidhur me Procesin e Berlinit.

Iniciativa synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

E prezantuar me 28 gusht nga kancelarja Anglea Merkel, Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare, bazuar në miratimin e akuis komunitar, apo tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika