Netanyahu përgëzon Trumpin për shpëtimin e pilotit amerikan në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përgëzuar presidentin amerikan Donald Trump për operacionin e shpëtimit të një piloti amerikan, duke e cilësuar atë si një sukses të jashtëzakonshëm.

Netanyahu vlerësoi guximin e forcave amerikane dhe theksoi se operacione të tilla dëshmojnë fuqinë e shoqërive të lira për të përballuar kërcënimet, njofton Dukagjini.

“Të gjithë izraelitët gëzohen për këtë operacion të jashtëzakonshëm. Ai dëshmon se kur shoqëritë e lira veprojnë me guxim dhe vendosmëri, mund të mposhtin forcat e errësirës dhe terrorit,” ka shkruar Netanyahu në X.

Netanyahu shtoi se ky operacion përforcon një parim të rëndësishëm se ‘askush nuk lihet pas’.

Ai gjithashtu solli në vëmendje përvojën e tij personale, duke kujtuar se ka qenë i plagosur në një mision të tillë dhe se ka humbur vëllain gjatë operacionit të njohur të Entebbes.

Në fund, Netanyahu e cilësoi Trumpin si një lider që edhe një herë solli “një fitore të madhe për Amerikën”, duke e përshëndetur për vendimin dhe udhëheqjen e tij.

Forcat Amerikane shpëtojnë ushtarin e zhdukur në Iran

Të fundit nga rubrika