Nga analizat mikrobiologjike s’gjendet asnjë baktere që shkaktoi helmimin e ushtarëve të FSK-së

Nga analizat mikrobiologjike të kryera pas helmimit të pesë ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), rezulton se nuk ka pasur baktere patogjene të cilat e shkaktojnë helmimin nga ushqimi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Sipas IKSHPK-së, në mostrën e sallatës janë identifikuar baktere të gjalla mezofile (një grup bakteresh që rriten dhe lulëzojnë në një interval të moderuar të temperaturës midis 20 gradë celcius dhe 45 gradë celcius).

“Analizat mikrobiologjike, respektivisht rezultatet e koprokulturës kanë rezultuar pa baktere patogjene të cilat shkaktojnë helmim me ushqim. Në mostrën e sallatës është identifikuar numri i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile 3200 cfu gr/ml”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Më gjashtë prill të vitit 2022, pesë ushtarë të FSK-së, u raportua se ishin helmuar me ushqim pasi kishin ngrënë syfyr në kazermën “Neë Born” në Gjilan.

Ilustrim

IKSHPK-ja ka rekomanduar aplikimin e masave më rigoroze gjatë përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjienike, duke përfshirë pastrimin adekuat të perimeve dhe përpunimin adekuat termik të ushqimeve.

Po ashtu, ky institut ka rekomanduar që të raportohen rastet e dyshimta në helmim.

“Të gjithë operatorët ekonomik duhet t`iu përshtaten standardeve të përpunimit dhe përgatitjes së ushqimit ku në përpikëri duhet të zbatojnë procedurat e HACCP si dhe përmbushja e standardeve bazike higjienike”.

“Mbikëqyrja sanitare dhe pajisja me libreza sanitare për të gjithë punëtorët si dhe respektimi I instruksioneve nga inspektoratet. Marrja e të gjitha masave higjienike të cilat do të pengonin mekanizmin fekalo-oral të përhapjes së sëmundjes duke përfshirë DDD”, kanë deklaruar nga IKSHPK.

Ndërkaq, i menjëhershëm reagimi i ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, ministria ka deklaruar se ushtarët janë shëndoshë e mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

Ndryshe, edhe në vitin 2014 tetë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin helmuar në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Ndërkaq, tre nga ta, që ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e helmimit, ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika