Nga erdhi nisma “Open Ballkan”?

Deklarata e diplomatit rus, Lavrov në të cilën kishte cilësuar iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si nismë të Beogradit është cilësuar si problematike nga njohës të çështjeve politike

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deklarata e diplomatit rusë bërë gjatë se hënës, ka ngritur pikëpyetje se e kujt ishte ideja e Ballkanit të Hapur. Njohësit e çështjeve politike thonë se deklarata e diplomatit rusë tregon se Serbia për këtë inciativë ka pasur bekimin e Rusisë.

Takimi i fundit po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Por, nisma e Ballkanit të Hapur origjinën e ka krejt tjetër kund.

Për herë të parë në publik kjo ide doli më 10 tetor të vitit 2019, në Novisad të Serbisë, atje ku po zhvillohej një takim në kuadër të procesit të Berlinit.

Ideja e konkretizuar nga tre liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, qysh në themelimin e saj hasi në kundërshtim nga Kosova e në një mënyrë, edhe nga Mali i Zi.

Por, me afrimin e takimit të radhës në Ohër, një deklaratë e diplomatit rus, Sergei Lavrov, bërë një ditë më parë, ka nxitur shumë pikëpyetje.

Lavrov ka thënë se Rusia e mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, për të cilën ka thënë se është nismë e Beogradit.

E kjo deklaratë e krye diplomatit rus, sipas Ben Andonit,  tregon se krejt kjo iniciativë ka shumë probleme.

“Që në momentin e prononcimin e Lavrovit tregon se zotëri Vuciq në këtë inciativ ka pasur bekimin rus për këtë inciativë, ndërkohë që Rama është mundësuar që këtë inciativ ta përafrojë më atë të Merkelit. Zotëri Vuqiq dhe zotëri Rama për ti lehtësuar problematikat e tyre që i akne janë munduar që procesin e Open Balllkanit ta vendosin mbi procesin e Bërlinit. Mos pëlqimi i Kosovës tërheqja e Bosnjës dhe paknaqsitë e tjera tregojnë se kjo inciativë ka probleme”, ka thënë Ben Andoni, njohës i çështjeve politike.

Shumë më të qartë se kaq, ideatorin e kësaj iniciative thotë se e kishte profesori Milazim Krasniqi.

Por, ai thotë se e keqja e madhe e kësaj nisme është përfshirja e Shqipërisë e Maaqedonisë Veriore.

“Open Ballkan ka filluar në Novi Sad si inciativë e Serbisë dhe si e tillë qëllimi kryesor ka qenë që përmes Serbisë të krijohet bota serbe dhe pastaj të marrin pjesë si kukulla edhe disa shtete tjera. E keqja ka qenë se këtu janë përfshirë Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Lavrov tha se kjo është inciativ serbe e përkrahur nga Rusia dhe kjo tregon tërësisht se Ballkani i hapur është një objekt serbë dhe ka pas për qellim shërbimeve ruse në Ballkan”, ka thënë Milazim Krasniqi, profesor në UP.

Duke pas parasysh të kaluarën e presidentit serbë edhe droja është normale, vlerëson Haxhi Shabani nga Mali i Zi.

“Serbia është shteti më i madh në këtë inciativë. Kryeministri aktual serb ka një të kaluar që ka nisur nga periudha e regjimit të Millosheviqit dhe kjo është një  lloj frige reale përfshirë këtu Kosovën por edhe në planin ekonomik kjo inciativ ka problemet e veta”, ka thënë Haxhi Shabani.

Nga kjo iniciativë kohë më parë është larguar Bosnja e Hercegovina, derisa për të parë këtë vit në takim si mysafir do të marr pjesë Mali i Zi./PortaliD/

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika