Nga kjo e martë gratë në BE do të “punojnë falas” deri në fund të këtij viti

15 nëntori në Bashkimin Evropian shënon "Ditën e Pagave të Barabarta", kanë thënë komisioneret Věra Jourová dhe Helena Dalli në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se parimi themelues i BE-së është pagesa e barabartë për të dy gjinitë

Ilustrim

Nga kjo e martë gratë në Bashkimin Evropian(BE) do të “punojnë falas” deri në pjesën tjetër të vitit sepse gratë vazhdojnë të fitojnë 13 për qind më pak se kolegët meshkuj për një punë të barabartë.

Po ashtu, 15 nëntori shënon “Ditën e Pagave të Barabarta” në të gjithë BE-në.

Progresi në mbylljen e këtij hendeku ka qenë i ngadaltë dhe është ngushtuar me vetëm 2.8 pikë përqindjeje gjatë dekadës së fundit.

11 shtete anëtare të BE-së e kanë kaluar tashmë “Ditën e Pagave të Barabarta” pasi hendeku i brendshëm i pagave gjinore është më i madh se mesatarja e BE-së, duke përfshirë Letoninë dhe Estoninë ku diferenca në pagë është mbi 20 për qind.

Ndërkohë, Luksemburgu kishte diferencën më të ulët në pagë duke përfshirë 0.7 për qind  më pak se kolegët meshkuj. Ndërsa, Rumania dhe Sllovenia vijnë pas me dallime prej 2.4 për qind  dhe 3.1% për qind .

Komisioneret Věra Jourová dhe Helena Dalli në një deklaratë të përbashkët thanë se “Puna e barabartë meriton pagë të barabartë: ky është një parim themelues i Bashkimit Evropian. Zgjidhja e padrejtësisë së hendekut gjinor të pagave nuk mund të vijë pa ndryshim në pabarazitë strukturore në shoqëri”, raporton euronews.

Për të ngushtuar këtë hendek, ato u bënë thirrje vendeve të BE-së që të rrisin punën për të siguruar kushtet e duhura për gratë dhe burrat që të kenë më shumë zgjedhje dhe të ndajnë më mirë përgjegjësitë dhe punën e kujdesit.

“Ne mbështetemi te shtetet anëtare që të përmirësojnë lojën e tyre në edukimin e hershëm të fëmijërisë së arritshme, të përballueshme dhe me cilësi të lartë dhe kujdesin afatgjatë – një parakusht për të mbështetur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës”, kanë shtuar Jourová dhe Dalli.

Jourová dhe Dalli kërkuan nga eurodeputët dhe shteteve të BE-së që të miratojnë Direktivën e propozuar të Komisionit Evropian për Transparencën e Pagave sa më shpejt të jetë e mundur.

“Transparenca kontribuon drejt përfundimit të paragjykimeve gjinore në paga që nga fillimi dhe fuqizon punëtorët që të zbatojnë të drejtën e tyre për pagë të barabartë për të njëjtën punë ose punë me vlerë të njëjtë”, thanë ato.

Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, nëntë në dhjetë evropianë mendojnë se është e papranueshme që gratë të paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 64 për qind  janë në favor të publikimit të pagave mesatare sipas llojit të punës dhe gjinisë në kompaninë e tyre.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika