Ngjyrosen tabelat me emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri

Tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri të Kosovës që u vendosën të enjten janë ngjyrosur gjatë natës

Pamje e tabelave të ngjyrosura në veri të Kosovës, 15 mars 2024.

Pothuajse të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani, për Dukagjinin ka thënë se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tabelave, por sipas tij nuk do të hapet rast pasi boja mund të fshihet.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

Nga pamjet që i kishte publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe janë zëvendësuar me të tjera që janë të shkruara edhe në gjuhën shqipe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika