Nipi i Muhammad Aliut mposht kundërshtarin e tij në raundin e parë

Nipi i Muhammad Aliut po vazhdon fillimin premtues të karrierës së tij profesionale, me një nokaut brutal në raundin e parë ndaj Alejandro Ibarra të shtunën në Las Vegas

Nipi i Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, ka realizuar një nokaut të jashtëzakonshëm në raundin e parë gjatë ndeshjes së tij me Alejandro Ibarra.

21-vjeçari duket se ka trashëguar disa aftësi në boks nga gjyshi i tij i ndjerë, dhe ka ekzekutuar një nokaut me dy goditje vetëm disa minuta pas luftës.

Në moshën 21-vjeçare, Nico Ali ka shënuar fitoren e tij të pestë profesionale me një nokaut brutal në raundin e parë. Që nga fillimi i meçit, boksieri ka paraqitur edhe kundërsulme interesante përmes një sërë kombinimesh që tregojnë një punë të vështirë përgatitjeje.

Kështu, me më pak se 20 sekonda të mbetura në episodin e parë, Ali kaloi në majë të Ibarrës, dhe përmes një kombinimi të goditjes së majtë dhe dorës së djathtë e la pa ndjenja edhe para se të binte në pëlhurë, kështu që gjyqtari Russell Mora nuk i dha as numërimi i mbrojtjes duke shpallur fituesin absolut.

Nico Ali Walsh gjatë fitores në ring

Sapo të pranishmit e kuptuan fuqinë që Nico Ali fsheh në grushtat e tij, ata filluan menjëherë të këndojnë emrin e gjyshit të tij Ali. Pavarësisht vdekjes së Muhamed Aliut, njerëzit ende e mbajnë në mendje.

Ai në rrjetin social Twitter falënderoi të gjithë ata që e kanë brohoritur me emrin e gjyshit të tij ,dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur.

I emocionuar për të arritur fitoren e tij të pestë, Nico Ali Walsh nuk mundi të frenonte dëshirën për t’i dhënë performancën e tij gjyshit të tij, i cili humbi jetën në vitin 2016.

Ali Walsh është djali i Rasheda Ali, vazja e legjendës së boksit Muhammad Ali.

Ai ka një rekord të pamposhtur, duke hyrë në luftën e fundjavës së kaluar me katër fitore nën rripin e tij, përpara se të shtojë fitoren e pestë dhe nokautin e katërt në rekordin e tij mbresëlënës.

Duke folur pas përleshjes, ai ka thënë se kjo është vetëm një testament për gjithë punën që ka bërë. Ai shtoi se po e kthen në jetë gjyshin e tij, dhe nga kjo nëna e tij emocionohet sepse sheh babin e saj dhe po e dëgjon emrin e tij.

“Po e vendosa me dorën e djathtë. Vura re se dora e tij e majtë po zbriste kur hodhi goditjen. Unë po përpiqesha ta kundërshtoja dhe këtë bëra. I uroj më të mirat atij dhe ekipit të tij. Ai është një luftëtar i vërtetë. Por unë vetëm prita për atë rregullim, dhe e pashë dhe përfitova”, ai ka shtuar duke folur për përleshjen.

Tifozët e boksit lavdëruan luftëtarin në rrjetet sociale, duke i thënë se ky është “padyshim një çip i gjyshit të tij”.

Duke folur përpara maçit të tij, Ali Walsh kishte thënë se kurrë nuk do të ishte në gjendje të imitonte karrierën e gjyshit të tij të ndjerë, por vetëm se do të vazhdonte trashëgiminë e tij.

Muhamad Ali

Kur u pyet nëse do të ishte në gjendje të kishte një karrierë të ngjashme me Aliun, ai ka dhënë përgjigje se është e pamundur.

“Unë dua të vazhdoj trashëgiminë e gjyshit tim në ring dhe jashtë ringut, por duke e bërë këtë dua të krijoj rrugën time, një trashëgimi timen, dhe se askush nuk do të mund të bëjë atë që bëri gjyshi im, askush nuk do të mund të arrijë lartësitë që ai arriti, nuk mendoj. Kështu që nuk po përpiqem të bëj këtë, nuk po përpiqem të bëj të pamundurën. Por edhe më mirë, po përpiqem ta ndërtoj atë dhe të krijoj gjënë time”, ka thënë Walsh, shkruan Dailymail, transmeton RTV Dukagjini.

Muhammad Ali ishte një kampion boksi në peshën e rëndë me një rekord mbresëlënës 56 fitoresh. Ai ishte i njohur edhe për qëndrimin e tij të guximshëm publik kundër Luftës së Vietnamit. Si boksier, Ali solli shpejtësi dhe hijeshi të paparë në sportin e tij, arritjet e tij në ring ishin legjendare.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika