​Nis largimi i qenve endacakë nga rruga, Prishtina ua jep 50 euro atyre që i adoptojnë

Komuna e Prishtinës ditën e hënë ka ndërmarrë disa veprime për trajtimin e qenve endacak, ku është marrë vendim që kushdo që e adopton një qen të rrugës subvencionohet me 50 euro në muaj

Qentë endacak

Komuna e Prishtinës ka filluar aksionin për largimin e qenve endacakë nga rruga, për t’i dërguar ata në strehimore të licencuara. Po ashtu, komuna ka bërë të ditur se ata që i adoptojnë qentë do të subvencionohen me 50 euro në muaj. Maksimumi i lejuar për një person për adoptim të qenve është deri në 5.

Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica dhe disa këshilltarë komunalë.

“Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licencuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim”, citohet Fushtica në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës.

Komuna po ashtu thotë se është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenve endacakë, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Prishtinës në qendrën për trajtimin e tyre, e cila gjendet në Hajvali dhe që paralajmërohet se do të hapet së shpejti.

“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvenciohohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

Prishtina është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenve endacakë, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika