Nis monitorimi i zhurmave në lokalet e gastronomisë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën do të nis puna në dhomat e monitorimit të zhurmave për gastronomi

Komuna e Prishtinës

Këtë të hënë do të nisë zyrtarisht funksionim i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës.

Monitorim i zhurmës është instaluar në lokalet e Gastronomisë në Prishtinë.

Zyra pritet që punimet t’i nisë në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit nga ora 10:30.

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me përfaqësues të gastronomëve, ka bërë një rregullore sa i përket zhurmës në kryeqytet dhe tash e disa muaj janë duke u njoftuar bizneset me dënimet që janë paraparë për ato lokale që nuk vendosin pajisjet për matjen e zhurmës, si dhe nuk respektojnë atë rregullore.

“Nesër, e hënë, 21.08.2023 në ora 10:30, në objektin e Inspektoratit të Kryeqytetit do të nisë edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar gjobitje për lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar.

Ai ka thënë se gjobat do të sillen nga 500 deri në 5.000 euro.

“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, kishte shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së saj është detyrë e institucioneve qendrore, njësive lokale, personave fizikë e juridikë dhe qytetarëve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika