Pas rreth një ore vonesë, kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, për vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve t’i zënë vendet e tyre për të nisur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Po ashut, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë.
Tash për tash, ata nuk shihen në sallë.
Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti i Kosovës, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidate për këtë post, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Ndërkohë, kandidatët e mëparshëm nga seanca e 5 marsit, Glauk Konjufca dhe një tjetër kandidate, janë tërhequr nga gara.
Në raundin e parë të votimit, Feride Rushiti ka marrë 63 vota, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk ka marrë asnjë votë.
Seanca është zhvilluar pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë bojkotuar procesin dhe kanë kritikuar pushtetin për nisjen e tij pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.
Në pritje të seancës për presidentin, ende asnjë deputet në sallë