Nis votimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

Ka nisur votimi për zgjedhjen e 150 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në ambientet e Pallatit të Kongreseve

Kuvendi Kombëtar i PD-së

Në garë për Këshillin Kombëtar janë, gjithsej, 420 kandidatë, ndërsa me automatizëm për në Këshill do të hyjnë, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, dhe ish-kryetarët e PD-së deri në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Me automatizëm zgjidhen kandidatë ata anëtarë, që janë në detyrë të kryesisë së Partisë, kryetarët e degëve të PD-së, deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PD-së, kryetarët e Bashkive dhe kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, të cilët i përkasin Partisë Demokratike.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë 1800 delegatë, të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Teksa rreth 35 deputetë të PD kanë braktisur Kuvendin e Rithemelimit, disa janë bashkuar për herë të parë me ”Rithemelimin”.

Në fotot brenda sallës, të pranishëm janë figurat e vjetra të rikthyera, si, Topalli e Imami, të cilët pranuan ftesën e Sali Berishës për rikthim në PD, raporton Top Channel.

Sali Berisha

Të pranishëm janë edhe deputeti Kasem Mahmutaj dhe Ina Zhupa, të cilët i janë bashkuar për herë të parë Kuvendit të Berishës.

Ky i fundit, është ulur mes dy zonjave në sallë, bashkëshortes së tij dhe Albana Vokshit.

Nisin punimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika