Një muaj paraburgim ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e gruas së tij në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë.

Edmond Lajqi po dyshohet për vrasje të rëndë e po ashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.L, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryejë ndonjë vepër të re penale”, thuhet tutje në njoftim.

Paraburgimi është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë që të dyshuarit t’i caktohet masa 30 ditë paraburgim.

I njëjti në vitin 2021 kishte aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale – dhunë në familje.

Aktakuza ishte ngritur më 05.10.2021 e që kishte përfunduar me dënim nga Gjykata e Pejës me 100 euro gjobë e me burgim prej 3 muaj.

Ndryshe, dje, qyteti i Pejës është tronditur pasi një grua 43-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është dorëzuar në polici.

Sot është ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave e grave të vrara.

Ky vendim u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve të fundit, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika