Një pemë është rrëzuar sot në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës, në Prishtinë.
Nga rënia e saj janë dëmtuar disa vetura që ndodheshin të parkuara aty pranë.
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.
“Është vetëm me dëme materiale, pa të lënduar”, ka theksuar Pllana.