Një person sulmohet me sëpatë në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Në raportin e Policisë së Kosovës njoftohet se në mbrëmjen e 27 qershorit një person ka sulmuar fizikisht me sëpatë një tjetër në Gjakovë. Viktima është duke marrë tretmane mjekësore, ndërsa i dyshuari është në arrati

Ilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se mbrëmjen e 27 qershorit një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në Gjakovë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin i cili gjendet në arrati.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika