Një tjetër deputet pritet të braktisë grupin parlamentar të LVV-së

Deputeti i LVV-së Humolli ka treguar se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së. I njëjti për Paparacin ka treguar se nga e mërkurja, do të jetë deputet i pavarur

Fatmir Humolli pritet që nga e mërkurja të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për Paparacin, Humolli tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.

“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli, të martën për Paparacin. “Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të  largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.

Megjithatë, Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti.

Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës.

Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.

“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai.

“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.

Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai.

Ai vazhdimisht ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ishte deputeti i vetëm i LVV-së që kishte votuar pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Mes tjerash, ai kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Humolli nuk është deputeti i vetëm që largohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Pas tij, edhe Haki Abazi ka paralajmëruar se do të largohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së.

Ndërkohë, edhe Doarsa Kica-Xhelili kishte aderuar nga LVV-ja në LDK, për siç thoshte ajo, reformat në drejtësi.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika