Njihuni me recetën më të mirë dhe të lehtë të Trileçes

Trileçja njihet si njëra prej ëmbëlsirave që është zbuluar në Meksikë, por që shumë shpejtë ka arritur edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Ka disa receta për përgatitjen e saj, por në këtë artikull mund të ndiqni recetën latine, receta më e lehtë dhe e shpejtë për të përgatitur trileçen në rast se keni mysafirë të ftuar apo keni ndonjë festë rastësore

Fotoilustruese

Një nga ëmbëlsirat më të pëlqyera në vendet e Amerikës Latine dhe asaj Qendrore është tres leches, apo siç e njohim në Kosovë, trileçe.

Meksika njihet si vendi që e ka shpikur dhe ka krijuar recetën fillestare të trileçes.

Gjurmët më të hershme të kësaj ëmbëlsire me bazë llojesh të ndryshme qumështi gjenden në fabrikën e prodhimit të qumështit Nestle në shekullin e 19-të në Meksikë.

Pas Meksikës, kjo receta filloi të gatuhet në gjithë Amerikën Latine e Qendrore.

Më pas kjo recetë ka arritur edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, që Shqipëria thuhet që është vendi i parë që e ka përvetësuar recetën e trileçes.

Nëse dëshironi të shijoni ëmbëlsirën më të mirë dhe recetën më të mirë të trileçes atëherë, brenda këtij artikulli do të mësoni se si të përgatitni shpejtë dhe lehtë atë.

Për përgatitjen e kekut të trileçes ju nevojiten:

Gjalpë, të berdhat dhe të bardhat e pesë vezëve, 1 filxhan çaji sheqer, 1 filxhan miell, 1 lugë e gjysmë çaji pluhur për pjekje, 2 lugë çajo liker kafeje, 350 ml qumësht të zier, 450 ml qumësht Pana, 420 ml qumësht i arrës së kokosit dhe 2 lugë gjelle rum (qumësht pluhur).

Ndërkaq, më pas për përgatitjen e kremit ju nevojiten:

2 filxhanë çaji krem pana, 4 lugë gjelle sheqer pluhur, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje.

Përgatitja e recetës së trileçes

Ndizeni furrën dhe lyejeni tavën me gjalpë.

Në një mikser shtëpie rrihni të bardhat e vezës deri sa të bëhen shkumë për rreth 2 minuta.

Ilustrim

Më pas shtoni sheqerin dhe të verdhat e vezës një  nga një.

Pasi të jenë rrahur mirë, përzieni miellin me pluhurin pjekës.

Shtoni qumështin dhe qumështin pluhur, kështu brumin e ëmbëlsirës hidheni në tavë.

Piqeni me kujdes për 30 minuta dhe lëreni të ftohet për 15 minuta të tjera.

Ndërkohë në një enë tjetër rrihni qumështin panda, atë të arrës së kokosit dhe hidhjani sipër ëmbëlsirës.

Ilustrim

Mbulojeni me letër alumini dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për 2 orë.

Në një mikser elektrik përzieni krem panën, sheqerin pluhur dhe vaniljen për 4-5 minuta.

Kremin hidhjani sipër ëmbëlsirës së ftohur dhe sipër tij hidhni reçel i cili është i posaqëm për trileçe. Në rast se dëshironi, sipër mund ta dekoroni në mënyra të ndryshme, varësisht nga preferencat.

Lëreni përseri të qëndrojë pak dhe më pas mund ta shërbeni.

Ilustrim- Rezultati përfundimtar

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika