Nora Gjakova humb në çerekfinale, lufton për medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku megjithatë mund të vazhdojë garen për medaljen e bronztë





Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku.

Gjakova u mposht nga britanikja Lele Nairne, e cila fitoi çerekfinalen e këtij turneu.

Megjithatë, Nora Gjakova mund të mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Ky turne që po mbahet në Grand Slam të Azerbajxhanit përfshin gjithsej 5 kontinente, 61 shtete dhe ka afro 366 garues.

Vlen të theksohet, se Nora Gjakova ndeshet në kategorinë -57 kilogram dhe gara e saj ka filluar nga ora 08:00 dhe pritet të vazhdojë derisa ajo të ndeshet me garueset e radhës.

Kujtojmë se, gjatë së premtes për Kosovën do të garojë vetëm xhudistja Nora Gjakova, ndërsa do të pasohet të dielën nga Loriana Kuka.





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika