Nuk reaguan kur u sulmuan gazetarët, KFOR-i: Jemi reaguesi i tretë, Policia e Kosovës përgjegjëse për sundimin e ligjit

"KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën"

Foto nga arkivi, ilustrim

KFOR-i ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve gjatë ditës së premte pranë komunës së Leposaviqit.

Në një komunikatë për media, ata kanë dënuar këto sulme, duke theksuar se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore.

“KFOR-i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket mosreagimit të tyre gjatë sulmit të së premtes ndaj gazetarëve, ata kanë ritheksuar se KFOR-i është reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën.

“Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë dislokuar rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, theksohet në komunikatë.

“KFOR-i vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara. Gjithashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me ​​të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik”, thuhet ndër të tjera.

Ndërsa, Dukagjini i ka dërguar pyetje specifike KFOR-it për mosreagimin e tyre në momentin kur po sulmoheshin gazetarët, respektivisht, në lidhje me pamjet e siguruara nga Dukagjini, ku shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika