“ODE N’mure”, ekspozita e fjalëve të pathëna që prekin thellësirat e shpirtit

Alisa Bekteshi, një artiste nga Gjilani, ka organizuar një ekspozitë, në të cilën, ka prezantuar një seri poezish me autorë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Poezitë janë instaluar në murin e bardhë me fjalë të shkruara me ngjyrë të zezë. Ato shprehin ndjesi dhe emocione të ndryshme dhe prekin thellësirat e shpirtit

“ODE N’mure”, ekspozitë e fjalëve të pathëna

“ODE N’mure”, ekspozitë e fjalëve të pathëna; është një ekspozitë që u mbajt në Gjilan. Në këtë ekspozitë, artistja e re nga Gjilani, Alisa Bekteshi, prezantoi një seri poezish, me autorë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që formojnë këtë koncept.

Secila prej tyre është një instalacion në mur, që përbëhet nga një grup fjalësh të shkruara me ngjyrë të zezë në murin e bardhë.

Poezitë që Bekteshi i ka përzgjedhur në ekspozitën e saj, të krijojnë ndjesi dhe emocione të ndryshme. Ato ishin fjalë të pathëna që shpesh nuk shprehin vetëm një ide, por gjithashtu prekin thellësirat e shpirtit dhe mund të sjellin ndjenja të ndryshme në shikuesin.

Bekteshi e cila njëherësh është edhe poete, në një prononcim për Dukagjinin, ka folur rreth ekspozitës së saj të parë.

“Arsyeja pse kam zgjedhur t’ia vë titullin ‘ODE N’mure’ është për shkak se ode është poezi lirike dhe çdo poezi trajton tematik në vetë dhe për atë arsye ia vënë titullin ‘ODE N’mure’ ekspozitë e fjalëve të pathëna. Ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë, gjatë kësaj jave qytetarët do të mund të shohin ekspozitën vazhdimisht. Sepse ekspozita është mbarëkombëtare, përfshin autorë prej Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe tërë këta autorë që janë këtu, shkruajnë vazhdimisht dhe lidhen për artin e ju pëlqen arti. Po mendoj me zgjeru ekspozitën, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në rajon”, ka thënë Bekteshi, gjithashtu ajo është shprehur mirënjohëse për kuratoren e kësaj ekspozite dhe bashkëpunëtoren Doruntina Matoshin.

“Si bashkëpunëtore kam pasur Doruntinë Matoshi, e cila më ka ndihmuar vazhdimisht në realizimin e kësaj ekspozite dhe ka qenë një ndihmesë shumë e madhe”, ka thënë poetja e re nga Gjilani, Alisa Bekteshi.

Autorja e ekspozitës, Alisa Bekteshi, (foto: LUMI PRESS 06)

Ndërsa, kuratorja e kësaj ekspozite, Doruntinë Matoshi, në një prononcim për Dukagjinin, ka treguar se si erdhi deri të ideja e kësaj e ekspozite.

“Tradicionalisht në Gjilan për 8 mars mbahet një ekspozitë, për ditën e Gruas. Në atë ekspozitë autorja e kësaj ekspozite Alisa Bekteshi, ka marrë pjesë me një poezi, aty ka pasur piktura e skulptura… dhe kjo na është dukur e bukur dhe kemi menduar me Alisën që më 22 prill në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të bëjmë një ekspozitë komplet vetëm më poezi. Ka qenë një herë si ide dhe nuk është përkrahur shumë, pasi iu ka dukur njerëzve e parealizueshëm ose si jo shumë interesante, deri sa ne kemi filluar me forcat tona dhe pastaj kanë na kanë ndihmuar nga pak të tjerët, por me një masë më të vogël derisa kemi arritur me marrë edhe përkrahjen e komunës”, ka thënë Matoshi.

Kuratorja e ekspozitës, Doruntinë Matoshi (LUMI PRESS 06)

Më tej, Matoshi ka treguar se si ka ardhë ideja deri te emri dhe realizimi i gjithë ekspozitës “ODE N’mure”, ekspozitë e fjalëve të pathëna.

“Alisa i ka përzgjedhur kryesisht autorët, pasi ajo është në botën e librit, ndërsa unë jam piktore me profesion. Janë 17 autorë gjithsej, janë prej Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pastaj kemi ardhur te koncepti dhe emri i ekspozitës dhe nuk kemi dashur që të ndikojmë autorët në punimet e tyre, jo me caktu një koncept dhe ata m’u përshatë, pasi për mua dhe Alisën si artiste është pak e vështire me ta imponu artin. Dhe në bazë të poezive që kanë pasur, me u ngjitë në mur na ka ardhë në mendje fjala ODE, që është faktikisht lirikë… është pjesë edhe pjesës interakitve me publikun, ku e kemi vendosur pasqyrën ku do të mund të shkruanin edhe ata ndonjë fjalë të pathënë”, ka treguar Matoshi.

“…e kemi vendosë pasqyrën ku do të mund të shkruanin (publiku) edhe ata ndonjë fjalë të pathënë”

Ky koncept i “ODE N’mure” nuk është thjesht një ide artistike, por gjithashtu reflekton natyrën e shoqërisë shqiptare dhe ngjarjet e saj të rëndësishme historike dhe kulturore.

Në një vend ku muralet janë një pjesë e rëndësishme e peizazhit urban dhe ku shumë grafitë janë të lidhura me lëvizje politike, koncepti i “ODE N’mure” sjell një perspektivë të re dhe të ndryshme për të shprehur më lehtë të pathënën.

“ODE N’mure”, ekspozitë e fjalëve të pathëna (foto: LUMI PRESS 06)
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës
Foto e ekspozitës

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika