OEK-u reagon ndaj suspendimit të përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë

"Oda Ekonomike e Kosovës si organizatë profesionale më e madhe në Kosovë kërkon që të mos ketë ndërhyrje të tilla në sistemin gjyqësor të pavarur, për arsye se një ndërhyrje e tillë, jo vetëm që cenon parimin themelor të pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu e vë në rrezik besimin e investitorëve të huaj dhe vendor për të investuar në Republikën e Kosovës"

Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës(OEK) ka shprehur shqetësimet në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë(MD) për të suspenduar një përmbarues privat, i cili sipas tyre, ishte duke vepruar brenda procedurave ligjore që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimi të OEK-ut, ky veprim në sy të komunitetit të biznesit paraqet një pasiguri juridike për arsye se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në proceset gjyqësore të pavarura të cilat janë thelbësore për funksionimin e sistemit të ligjit i cili është element bazë i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë.

“Oda Ekonomike e Kosovës si organizatë profesionale më e madhe në Kosovë kërkon që të mos ketë ndërhyrje të tilla në sistemin gjyqësor të pavarur, për arsye se një ndërhyrje e tillë, jo vetëm që cenon parimin themelor të pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu e vë në rrezik besimin e investitorëve të huaj dhe vendor për të investuar në Republikën e Kosovës. Për më shumë, ky veprim paraqet një precedent të rrezikshëm për t’u përsëritur edhe në të ardhmen. Andaj, bëjmë thirrje për një rikthim të menjëhershëm të respektimit të gjyqësorit që është jetik që institucionet e shtetit të demonstrojnë një angazhim të qartë ndaj parimeve të sundimit të ligjit dhe të mbështesin një mjedis të të bërit biznes ku bizneset mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, thuhet në njoftim.

“OEK është e përkushtuar ta vazhdojë bashkëpunimin dhe dialogun me të gjitha palët për të avancuar një klimë të shëndetshme ekonomike duke mbrojtur interesat e sektorit privat dhe duke promovuar rritje ekonomike. Për këtë arsye presim që vendimet e mëtutjeshme të reflektojnë një angazhim të fortë ndaj këtyre parimeve”.

Për këtë ka reaguar edhe vetë i shkarkuari nga kjo detyrë, Iran Kërçagu, i cili ka shprehur pakënaqësinë me këtë vendim.

“Pas një fushate linçimesh kundër meje qoftë mediale dhe private, për habi dje ne ora 6:30 të mëngjesit, në emailin tim ka ardhur një Vendim i Ministres së Drejtësisë me të cilin unë suspendohem nga detyra ime e punës. Po kësaj here për habi nuk u bë publike as në media as në faqen zyrtare të MD-së as ne fb të Ministres a thua pse? Për mua është e habitshme se si mund të ndodhë të penalizohet dikush që ka për obligim zbatimin e një vendimi të gjykatës, i cili është obligim ligjorë nëse nuk e bej, atëherë i bie që unë të kryej vepër penale. Më lejoni të ju njoftojë që kjo lëndë me Vendimin e vet Ministrisë se Drejtësisë më është ndarë mua për ekzekutim dhe tani për habi, pa asnjë arsye ligjore (shihni arsyetimin). Kjo është një pasiguri juridike totale e secilit profesionist që duhet ta zbatoj me përpikëri dispozitat ligjore ne fuqi”, ka shkruar Kërçagu në Facebook, teksa ka publikuar edhe vendimin.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika