Oferta e Kurtit ndaj Limajt për bashkëqeverisje: Nënkryetarin e Kuvendit, 1 Ministri dhe 2 zëvendësministra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti aktualisht gjendet në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Para këtij Samiti, kryetari i LVV-së zhvilloi një takim me mërgatën ku ka zbuluar ofertën që ia ka bërë Nismës për bashkëqeverisje.

Ai tha se kësaj partie ka qenë i gatshëm të ia japë katër pozita të larta, edhe pse i ka vetëm tre deputetë.

“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, tha Kurti.

“Kjo është racionale, maksimumi ku mund të shkojmë”, u shpreh tutje Kryeministri në detyrë para diasporës shqiptare në Londër.

Kurti për formimin e Qeverisë: Nuk është kollaj, ka shumë xhelozi e inat – alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika