Opozita mungon në mbledhjen e Kryesisë, shtyhet seanca

Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës pasi arsyeja e bojkotit është pikërisht kërkesa për këtë komision

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së 41 deputetëve të VV-së, për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë të shqyrtohet në një seancë tjetër, pasi opozita nuk ishte prezente.

Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës, pasi arsyeja e bojkotit është, pikërisht, kërkesa për këtë komision.

Ajo, po ashtu, ka treguar se seanca e re plenare do të mbahet të enjten e 5 majit, në orën 10:00.

“Seanca e re plenare do të mbahet ditën e enjte, të javës që vjen në orën 10:00. Në agjendën e seancës do të kemi gjithashtu votimin e dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, debat parlamentar për punën e qeverisë, etj”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, është shqyrtuar edhe kërkesa me nënshkrimin e 41 deputetëve të LVV për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë, e cila është shtyer për seancën tjetër.

“Kërkova që të shtyhet shqyrtimi i saj për një seancë tjetër, në të cilën shpresoj që të kemi dakordim me partitë e opozitës, për të cilën është tema që ka bërë që opozita mos të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka shtuar Kusari-Lila.

Kusari opozitës: Nëse i përfshini edhe kërkesat tona, komisionin e votojmë sot

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika