Ora e Kushtetueses lëviz shpejtë, Kurti s’bën ende hapa për takim me opozitën

Edhe pasi kanë kaluar 4 ditë prej vendimit kur Gjykata Kushtetuese i dha kohë 34 ditë Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin apo presidenten, kryeministri Albin Kurti ende, të paktën publikisht, nuk i ka takuar liderët opozitarë për t’u dakorduar mbi këtë temë. Kjo sipas njohësve të çështjeve politike po ndodh për shkak të “kalkulimeve” që i duhet Kurtit të bëjë

“Është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”.

Por, duket që kryeministri, Albin Kurti po aq të domosdoshme nuk e pa që diskutimet për këtë temë të kryhen sa më shpejtë.

Katër ditë kanë kaluar që nga momenti kur Gjykata Kushtetuese i vuri orën në lëvizje Kuvendit, 34 ditë për të zgjedhur presidentin apo presidenten.

Kurti, të paktën jo publikisht, nuk ka hedhur ende hapin drejtë një tavoline me liderët opozitarë, një proces që vet e kishte quajtur urgjent.

Njohësit e zhvillimeve politike këtë nuk e quajnë rastësi, por veç një strategji të tij.

“Nëse Kurti insiston në rifilimin e disa negociatave për një president, dhe nëse në ato negociata nuk do të ketë kritere, por do të insistojë në emrate tij të përveçëm, atëherë rezultati do të jetë i njëjtë dhe prapë do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ak deklaruar Argjend Zejnaj – njohës i çështjeve politike.

Më 13 mars, opozita kishte lënë derën hapur për takim, por vetëm pas vendimit të Kushtetueses.

Tani që vendimi ekziston, kjo sipas Zejnajt mund të ndryshojë në qoftë se Kurti vazhdon të kërkojë presidentin për vete.

“Zotëri Kurti nuk pandeh se do të lejojë që të mos e ketë një president marionetë e tij, për të realizuar idetë e tij, që na dërgojnë drejtë një sistemi autoritar, për të pasur polivcie e prokurinë të tij, vetëm kështu mund të funksionojë Kurti…”, ka theksuar ai.

Televizioni Dukagjini ka tentuar që të marrë përgjigje zyrtare nga anëtarët e partive politike opozitare në vend, mirëpo nuk ka pranuar konfirmim sa i përket pranimit të ftesës apo jo.

As nga zyra e Kryeministrit Albin Kurti, nuk kanë kthyer përgjigje sa i përket kësaj çështje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika