Oslo: Policia kishte paralajmëruar anulimin e paradës së LGBTQ+

Pas sulmit në Oslo, ku u arrestua një 42 vjeçar për akte terroriste, në vendngjarje mbetën të vrarë dy persona dhe 21 të plagosur, policia e Oslos kishte paralajmëruar që parada vjetore e krenarisë të mos mbahej

Homazhet në vendin ku ka ndodhur sulmi. Norvegji, Oslo

Orët e para të mëngjesit të së shtunës, mbetën të vrarë dy persona, dhe 21 të tjerë të plagosur, ky sulm ndodhi në një lagje të kryeqytetit të Norvegjisë, në Oslo.

Në një klub nate u qëlluan persona të pafajshëm, e kjo ndodhi si pasojë e mbledhjes së homoseksualëve në Oslo, ku kjo paradë ishte paralajmëruar nga policia që të mos mbahej.

“Parada vjetore e krenarisë së homoseksualëve në Oslo do të mbahej të shtunën dhe u anulua zyrtarisht me këshillën e policisë.”

Duke mos e marrë parasysh këtë paralajmërim, qindra njerëz marshuan drejt vendit, të cilët po brohorisnin, “Ne jemi këtu, ne jemi të çuditshëm, ne nuk do të zhdukemi!”

Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere e quajti atë një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”.

“Të gjithë homoseksualëve që tani kanë frikë dhe janë në zi, u them se jemi të gjithë me ju”, u shpreh kryeministri i Norvegjisë.

Ky sulm u cilësua si një terrorizëm islamik, sipas policisë norvegjeze, pasi i dyshuari ishte i njohur për shërbimet e sigurisë që nga viti 2015, si një “islamist i dyshuar i radikalizuar” dhe kishte një histori të sëmundjes mendore, kanë bërë të ditur shërbimi inteligjent PST i Norvegjisë.

Sulm në Oslo, dy të vdekur e 14 të plagosur

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika