Osmani dhe Kurti kritikohen për nivelin e takimeve në SHBA

Dhjetëra takime kanë zhvilluar Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tyre në SHBA. Por niveli i këtyre takimeve nuk po vlerësohet aq i rëndësishëm krahasuar me pozitat që krerët shtetëror mbajnë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti është kthyer nga SHBA-ja, i cili bashkë me presidenten Vjosa Osmani kishin marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Kurti e Osmani kishin zhvilluar disa takime, derisa Presidentja është duke vazhduar vizitën dhe takimet e saj.

Një takim mes saj dhe kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez, ishte mbajtur të shtunën.
Derisa këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kishte njoftuar se të premten e ka takuar kryeministrin Kurti.

Mirëpo, këto takime nuk janë me peshë të lartë, sipas njohësit të diplomacisë, Emir Abrashi.

Emir Abrashi – Njohës i diplomacisë

Ai thotë se takimet që i ka zhvilluar presidentja do t’i shkonin përshtat kryetarit të Kuvendit.

Megjithatë, ai shpreson që takimet e ardhshme të saj të jenë më të rëndësishme.

“Ajo që do t’pritej do t’ishte një takim me vetë Presidentin Biden ose zëvendëspresidenten Kamila Harris dhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodhë atëherë do të thotë që të gjitha këto takime janë thjesht kamuflim, i një izolimi për Kosovën nga Administrata Biden”.

”Këto takime janë tepër të rëndësishme mirpo e thash edhe më herët janë nivel u ulët protokollar për presidenten”, ka thënë për RTV Dukagjini, Emir Abrashi – Njohës i diplomacisë.

Më të parëndësishme, Abrashi i vlerëson takimet e Kurtit.

“Qasja që kryeministri Kurti ka pasur ndaj diplomatëve amerikanë gjatë kohës sa ky ka qenë në opozitë dhë më pas qasja ndaj administratës Trump gjatë qeverisjes së Kurtit 1, pastaj bllokimi i dialogut që Zotëri Kurti e ka bërë që nga koha që e ka marrë mandatin. Është edhe qasja ndaj krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”, Emir Abrashi – Njohës i diplomacisë.

Vizitën e shumëpërfolur zyrtare në SHBA, Kurti ka paralajmëruar se do ta zhvillojë në maj. Por, nuk dihet niveli i takimeve që do të zhvillojë atje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika