Osmani kërkon nga komunat kontribut më të madh për eleminimin e dhunës mbi baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovëë të japin kontribut më të madh për të eleminuar dhunën mbi baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eliminuar dhunën mbi baza gjinore.

Osmani ka përmendur nevojën e rritjes së numrit të zyrtarëve dhe trajnimin e tyre në qendra për punë sociale për trajtimin e viktimave të dhunës.

“Duhet të sigurohemi që secila komunë e Kosovës ta ketë strehimoren, e cila ka financim të qëndrueshëm. Kemi bërë thirrje si presidencë, që kjo të jetë me një linjë të veçantë buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo në rast se ka pengesa ju lus që si komuna të jeni mbështetës në mënyrë që këto qendra, të mos mbesin pa shërbimet bazike të cilat kanë viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Osmani.

Osmani ka përmendur edhe vrasjet e grave, raste të cilat janë shpeshtuar kohëve të fundit, dhe ka kërkuar bashkërendim ndërinstitucional.

“Duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje, është e vetmja zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, kritikoi qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi tha se kërkesat e tyre nuk po trajtohen.

Aliu i “ankohet” presidentes për mostransparencën e qeverisë

Pas fjalimeve hyrëse takimi i presidentes Osmani me kryetarët po vazhdon i mbyullur për media.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika