Osmani kujton Masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri

Derisa ka kujtuar masakrën në Beleg të Deçanit ku u masakruan 46 shqiptarë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur se qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën në Beleg të Deçanit, që ndodhi 25 vjet më parë nga forcat e regjimit gjenocidal serb.

Në këtë masakër vdiqën 46 shqiptarë.

“Fati i një pjese të të zhdukurve me dhunë mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka thënë se qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë u vranë shqiptarë edhe në lagjen “Bair” të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika