Osmani mirëpret ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky vendim paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes me MCC në Kuvendin e Kosovës.

Osmani ka thënë se ky vendim paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë.

“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar për ratifikimin e grantit mbi 200 milionë eurosh të MCC-së për energji e zhvillim.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës me, gjithsej, 89 vota pro nga deputetët dhe asnjë kundër, është ratifikuar marrëveshja që Qeveria e ka nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Kongresin Amerikan.

Marrëveshja në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, përqendrohet në projekte të energjisë.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, projekti më i rëndësishëm pritet të jetë ai i ruajtjes së energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh.

Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë. Përmes baterive, synohet të reduktohet nevoja për importin e energjisë, derisa çmimet e importit tashmë janë rritur.

Ndryshe, të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për programin e energjisë.

Ajo që nënshkruajti nga Kosova, ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa ajo nga ShBA ishte kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Ratifikohet marrëveshja për energjinë me MCC-në

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika