Osmani në Forumin e Prespës: Kontributi ynë krijon stabilitet afatgjatë

Ka filluar konferenca ndërkombëtare tri ditore e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, e cila titullohet “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”, forumin e të cilit e nisi ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hapur zyrtarisht Forumin e Prespës për Dialog, duke thënë se kontributi ynë krijon stabilitet afatgjatë dhe kushte për transformimin e shoqërive.

Forumi i Presës ka mbledhur liderët institucionalë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

‘’Ky është kontributi ynë për stabilitetin e rajonit. Ky model krijon stabilitet afatgjatë dhe kushte për transformimin e shoqërive. Tema e forumit është ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, që ka për qëllim t’i pasqyrojë sfidat aktuale në politikën e jashtme dhe kërcënimin e sigurisë. Sot askush në botë dhe ende më pak ne Evropë nuk shpreson në kontinuitet’’, ka thënë Osmani.

I pari i politikës së jashtme maqedonase tutje ka shtuar se pret që të dëgjohen pikëpamje të gjera nga pjesëmarrësit eminentë.

Tema e sesionit qendror të Forumit të Prespës është “Çka pas luftës në Ukrainë?”.

Osmani gjithashtu, shton se në panel presin të flasë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rëndësia e forumit konfirmohet edhe nga pjesëmarrja e kryeministrave nga vendet e rajonit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sesion i cili do të vazhdojë të premten e 17 qershorit.

Fillon në Ohër Forumi i Prespës për Dialog

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika