Osmani në Samitin e Frankofonisë, pritet nga Presidenti i Tunizisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e 19 nëntorit është e pranishme në Samitin e Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare dhe do të përfaqësojë vendin. Osmani në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se është mikpritur nga Presidenti i Tunizisë gjersa ka theksuar se do të bisedohet për forcimin e bashkëpunimit frankofon

Ilustrim





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e 19 nëntorit do të jetë e pranishme në Samitin e Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare.

Osmani pas vizitës së saj të shtunën në hapjen e punimeve të Samitit të Frankofonisë, ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, që ka treguar se është mirëpritur nga Presidenti i Tunizisë, si dhe e ka falënderuar për mikpritjen.

Tutje, Osmani ka theksuar se Samiti do të diskutojë gjatë dy ditëve për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor.

Ndër të tjera, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në Samitin e Frankofonisë do të diskutohet edhe për promovimin e lirive e të drejtave njerëzore.

“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Njashtu Osmani ka reaguar edhe në rrjetin social Twitter që ka treguar se është ftuar nga Presidenti i Tunizisë për Samitin e Frankofonisë.

Gjersa, ka thënë se është e kënaqur të bashkohet me liderët tjerë në Samitin e 18-të të Kryetarëve të Shtetit.

Vlen të theksohet, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar të premten e 18 nëntorit drejt Tunizisë me ftesë të presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe do ta përfaqësojë vendin në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në takimin e tyre do të diskutohet mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika