Osmani: Nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, nuk do ta lejoja të shkelet Kushtetuta

Gjersa tha se Republika e Kosovës ka garanca që të mos të lejohet që të tejkalohet kushtetuta, Osmani ka deklaruar se si presidente e Republikës nuk do të lejonte që të shkohet përtej Kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, dhe në rolin e saj si presidente, nuk do të lejonte që të Kushtetuta të shkelej.

Osmani ka thënë se Kosova tashmë ka garanca që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mos tejkalohet.

“Nuk ka asnjë autonomi. Çkado që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do t’u takojë atyre deputetëve të vendosin për diçka të tillë. Por, si presidente e Republikës, në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar parametrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në Republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7, por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Parimi i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës, gjë që assesi nuk e lejojmë. Parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 dhe parimet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi edhe në legjislaturat paraprake që kanë të bëjnë me ruajtjen e integritetit dhe sovranitetin e vendit, pastaj funksionalitetin e brendshëm që njihet si parimi i unitaritetit, dhe po ashtu më duhet ta përmend pozicionin amerikan, i cili është i vendosur edhe me shkrim, i cili ndër të tjera është edhe parim shtesë udhërrëfyes në hapat përpara. Ka garanca shteti ynë që të mos të lejohet që të mos tejkalohet kushtetuta, dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”., deklaroi Osmani për RTV21.

Ajo iu është përgjigjur edhe pretendimeve mbi rrëzimin e saj nga Gjykata Kushtetuese, me ç’rast kërkoi që të mos i bëhet presion Kushtetueses.

“Unë dëshirat nuk mund t’ia ndaloj askujt, mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes, sepse sikur të kishte Gjykata, do të më njoftonte ashtu siç i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në Gjykatë për pozitën e presidentes. Dëshirë dikush mund të ketë, por me rëndësi është që të mos i bëhet presion Gjykatës në kryerjen e detyrave të veta. Unë besoj se në vendimmarrje janë të prirur nga interpretimi i drejtë i kushtetutës, integriteti dhe profesionalizmi”., deklaroi ajo.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika