Osmani pret në takim ambasadorin Rohde, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri

Këtë të hënë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde dhe kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në këtë takim, Osmani dhe Rohde kanë diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.

“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde dhe rreth përgatitjeve që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika