Osmani pret në takim Bashën: Ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në këtë takim, Basha ka paraqitur qëndrimin e tij lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Nga ana e saj, presidentja Osmani ka njoftuar se ekipi ligjor i Presidencës është duke kryer një analizë të detajuar mbi procesin e konstituimit, në mënyrë që çdo hap të jetë në përputhje me rregullat dhe dispozitat ligjore.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha. Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika