Osmani takohet me Ramën, diskutojnë për koordinim të qëndrimeve për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s, që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara

Foto/Vjosa Osmani me Edi Ramen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Osmani tha se me Ramën u takuan për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar e para e vendit.

Osmani gjatë ditës së sotme në margjinat e Samitit të NATO-së është takuar edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.

Osmani takohet me kryeministrin e Bullgarisë, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika