Osmani takon emisarin francez, diskutojnë për bashkëpunim Kosovë-Francë

Presidentja, Vjsoa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. në takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës

Presidentja Vjsoa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Siç njofton Presidenca, në takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës. Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën”, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika