Osmani takon kryeministrin e Lihtenshtajnit: Shprehu gatishmërinë për të kuptuar më shumë rreth Kosovës 

Presidentja, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

Kryeministri i Lihtenshtajnit, Daniel Risch, ka treguar gatishmëri për të kuptuar më shumë rreth Kosovës dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi të mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Osmani ka shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen e Lihtenshtajnit. Gjatë takimit, Osmani e ka ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke veçuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Kryeministri i Lihtenshtajnit, Daniel Risch, shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.

Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika