Osmani u ndan mirënjohje studentëve që ishin të tretët në botë në garën për drejtësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka ndarë mirënjohje presidenciale studentëve të Fakultetit Juridik, që ishin në top 3-she në garën ndërkombëtare për drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dhënë Mirënjohje Presidenciale ekipit të Fakultetit Juridik, që kanë zënë vendin e tretë në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot” në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit ka thënë se ata janë personifikimi më i mirë i rinisë së vendit, “të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë Kosovën”.

“Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.  Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë”, ka shkruar Osmani.

Ndarjen e mirënjohjeve presidenciale Osmani e ka bërë në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot.

“Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, ka vijuar Osmani.

Ndryshe, Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.

Nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete të tjera, si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE.

“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtar komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.

Studentët e Juridikut, në top 3-she në garën ndërkombëtare për drejtësi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika